Dukesha e Kembrixhit veshi një fustan mahnitës për një pritje të veçantë në Belize në festimin e Jubileut Platinum të Mbretëreshës mbrëmë pasi mësoi për mbijetesën në xhungël me bashkëshortin e saj Princin William.

Kate u fotografua e veshur me një fustan rozë vezullues i cili kushton rreth tre mijë euro nga marka britanike, “The Vampire's Wife”, të cilën ajo e kombinoi me sandale me taka argjendi dhe një çantë të qëndisur, ndërsa William veshi një xhaketë dhe këmishë me pantallona në ngjyrë të kaltër.


Dukesha bashkoi fustanin e gjatë, i quajtur fustani Light Sleeper, me vathë ari me diamante dhe një grim natyral.

55634687 10636567 image a 128 1647909993484

“The Vampire's Wife”, marka e cila u lansua nga ish-modelja Suzie Cave është mjaft e dashur nga familja mbretërore, përfshirë Kate, e cila më parë veshi një nga fustanet e markës në Dublin gjatë një turneu tre-ditor në Irlandë në mars 2020.

Gjatë pritjes në Belize dje, Duka i Kembrixhit tha se 'vigjilenca' e nevojshme për të mbrojtur demokracinë po testohej në Ukrainë, ndërsa ai përsëriti zotimin e tij për të 'qëndruar me ta në solidaritet'. /Telegrafi/

55633399 10636567 image a 88 1647907070352

55634277 10636567 image a 192 1647914948752

55634289 10636567 image a 194 1647915013863

55633355 10636567 image a 87 1647907050088

55633369 10636567 image a 93 1647908352673

55634291 10638627 Pictured Kate laughed with guests on Monday evening at a recepti a 59 1647944710076

55634281 10636567 image a 106 1647908657114

55633371 10636567 image a 95 1647908387537

55634279 10636567 image a 107 1647908820508

55634697 10636567 image a 123 1647909468390