LAJMI I FUNDIT:

Kate Marie Byrnes: SHBA-të mbështesin fuqishëm aspiratat e Maqedonisë së Veriut

Kate Marie Byrnes: SHBA-të mbështesin fuqishëm aspiratat e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes ka përsëritur se SHBA-të janë mbështetëse të fuqishme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për të qenë një vend prosperues, i sigurt, me demokraci inkluzive, e integruar plotësisht në NATO, BE dhe institucionet e tjera transatlantike.

Ajo këtë porosi e ka thënë për AIM, me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se partneriteti i fuqishëm në sferën e sigurisë është një nga pjesët e rëndësishme të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kate Marie Byrnes shtoi se tani është koha për të parë përpara dhe jo prapa, për të ndërtuar një shtet në përputhje me vlerat euroatlantike, të forcohen institucionet demokratike si dhe të zhvillohet ekonomia për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.


Ambasadorja amerikane nënvizoi se korrupsioni akoma përbën problem edhe përkundër përmirësimit të klimës në këtë drejtim. “Me gjithë atë progresin e bërë dhe çmimin e paguar, Maqedonia e Veriut nuk guxon të kthehet prapa”, theksoi Byrnes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori