Kastriot Rexha kthehet te Drita

Klubi i Dritës ka përgatitur një ‘dhuratë’ të veçantë për tifozët e vet në këtë fundvit duke e transferuar Kastriot Rexhën. Sulmuesi i njohur është kthyer te ekipi i ‘Intelektualëve’ nga Feronikeli, klub me të cilin e fitoi titullin.“Gëzuar 2020. Zyrtare: Kastriot Rexha nënshkruan për ne! Forca DRITA!”, shkruan në njoftimin e klubit gjilanas të publikuar në Facebook. 31-vjeçari ka qenë pjesë e Dritës edhe në të kaluarën, ku ishte transferuar në vitin 2017 nga Besa e Pejës. Mirëpo, në verën e vitit 2018, sulmuesi iu bashkua Feronikelit, nga ku edhe është kthyer te klubi nga Gjilani. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































