LAJMI I FUNDIT:

Kastrati për refuzimin e zgjedhjeve serbe: Kurti fitoi elektoralisht, Serbia fituesja më e madhe

Kastrati për refuzimin e zgjedhjeve serbe: Kurti fitoi elektoralisht, Serbia fituesja më e madhe

Qëndron Kastrati thotë se pas refuzimit të zgjedhjeve serbe, reagimi i ndërkombëtarëve nuk ishte asnjëherë më i ashpër.

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova nuk duhet të bie në nivelin e mentalitetit të Ballkanit se kush kujt si po ja kthen.

“Nëse e shohim pikturën e madhe të ngjarjeve rreth refuzimit të zgjedhjeve serbe, për mua Albin Kurti është fitues elektoralisht në Kosovë për momentin, por fituesja më e madh është Serbia”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Storja që po e ndërton Serbia te bashkësia ndërkombëtare është se gjoja që në Kosovë nuk respektohet komuniteti serb”.

Kastrati thotë se për herë të parë në Kosovë ka pasur një reagim të tillë ndaj Kosovës në ëebfaqet e ambasadave të vendeve të Quint-it.

Nënkryetari i PSD-së thotë se Kosova nuk do të del mirë nëse sot i thuhet një të huaji se serbëve iu mohua e drejta e votimit.

Zgjedhjet serbe: Deklarata e Kurtit e Vuçiqit dhe reagimi i QUINT-it
Lexo po ashtu Zgjedhjet serbe: Deklarata e Kurtit e Vuçiqit dhe reagimi i QUINT-it

“Ne duhet të synojmë për një marrëveshje përfundimtare pasi situatat gjeopolitike und të ndryshojnë. Albright shkoi, Engel nuk është më në pozitat që ishte në SHBA. Na ka mbetur vetëm Biden që i njeh mirë rrethanat e asaj kohe”, deklaroi Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori