Qytetarët të cilët janë ende në procedurë të legalizimit të objekteve pa leje ndërtimi dhe kanë mangësi të dokumenteve, do të mund që deri në vitin 2015 të dorëzojnë dokumentet shtesë që kërkohen që objekti i tyre të legalizohet. Kështu thotë i pari i Tetovës, Bilall Kasami.
“Për sa i përket procesit të legalizimeve me dhënien e vendimeve, ai proces është mbyllur. Kurse, ata që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim dhe nuk i plotësonin kushtet apo kanë patur dokumentet të paplotësuara, të gjithë qytetarët janë të informuar se deri në vitin 2025, sipas ligjit, me dorëzimin e dokumenteve shtesë do të mund të vazhdojnë procesin e legalizimit”, potencoi Kasami.
Ai tha se procesi i legalizimit në Tetovë është keqpërdorur nga ana e administratës së kaluar, pasi që lëndët nuk janë zgjidhur për tetë vite, ndërsa administrate e re i ka zgjidhur për tetë muaj. Në ndërkohë, këshilli i komunës së Tetovës do të duhet që të vendos lidhur me kërkesat për legalizim në Kodrën e Diellit.
“Sa i përket ndërtimeve pa leje, sidomos atyre në pronë shtetërore, ku shumica janë në Kodrën e Diellit, atje do të duhet që të shkojmë me vendim të këshillit të komunës, pra në njërën nga seancat e radhës të këshillit, kërkesat që kanë arritur për legalizim do të merret një vendim. Pra, punohet në ndjekje të procedurave dhe do të veprohet në bazë të dokumenteve të dorëzuara,” thotë Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. Ndërkohë, problem në vete është se komuna e Tetovës së bashku me inspektoratin e ndërtimit ka hasur rreth 200 vendime për të rrënuar objekte. Prandaj, zgjidhja sërish do të kërkohet në këshillin e komunës së Tetovës.
“Ne kemi hasur rreth 200 vendime për prishje të objekteve dhe në këtë rast ne do të kërkojmë zgjidhje në këshillin e komunës së Tetovës se çka më tutje me ato ndërtime pa leje. Problem është që në të rrënojmë diçka që administrata e kaluar ka sjellur vendim dhe nuk e ka implementuar atë vendim. Prandaj, presim që të kemi një situatë më të qartë në këtë drejtim dhe më pas këshilli i komunës do të jetë ai që do të merr vendimin final, sedo të rrënohen ato objekte ose jo”, deklaroi Kasami. Përflitet se numri ka kaluar mbi 1200 vikend shtëpiza në Kodrën e Diellit, kurse diku 300 kërkesa janë dërguar për legalizim./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa