LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Kovaçevski të mos përzien tezat e ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme

Kasami: Kovaçevski të mos përzien tezat e ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme

Pas deklaratës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski i cili theksoi se nuk do të nënshtrohet ndaj shantazheve dhe presioneve për ndryshimet kushtetuese dhe se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili kërkoi që të bëhet dallimi në mes kërkesës për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kasami thekson se Kovaçevski është në situatë të pa lakmueshme dhe duke mos pasur kapacitetin politik dhe legjitimitetin për të udhëhequr me Qeverinë e vendit, ai devijon qëndrimet politike të Lëvizjes Besa.

“Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është kërkesë e shumicës së qytetarëve, pasi që kjo qeveri nuk buron nga legjitimiteti i marrë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, prandaj nuk duhet që kryeministri t’i përzien tezat për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme.
Ndërsa, kur flasim për ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qëndrimin e saj se kërkon që të hiqet termi “20%” dhe të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe””, thekson Kasami.


Ai shton se çdo kush që është kundër gjuhës së një populli e sidomos në rrethanat e Maqedonisë së Veriut detyrimisht është edhe kundër vlerave evropiane dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori