LAJMI I FUNDIT:

Karikues ultra i shpejtë: Deri në 50% e baterisë mbushet në 8 minuta

Karikues ultra i shpejtë: Deri në 50% e baterisë mbushet në 8 minuta

Një telefon inteligjent me një bateri 4,000 mAh duhet të jetë në gjendje të karikohet plotësisht për 19 minuta duke përdorur teknologjinë e re.

Xiaomi sjell një karikues të ri me 80W. Një bateri prej 4,000mAh duhet të karikohet në vetëm 19 minuta. 50 për qind mbushet në pak më shumë se 8 minuta, 10 për qind në vetëm një minutë. Rekordi i mëparshëm për karikuesit pa tel ishte 50W me Mi 10 Ultra, transmeton Telegrafi.

Xiaomi gjithashtu demonstroi shpejtësinë e teknologjisë së re në një video.


Xiaomi ende nuk ka njoftuar se kur do të përdoret teknologjia e re në telefona inteligjentë.

Sidoqoftë, do të ishte mjaft e mundshme që ai të integrohet në telefonin e ardhshëm Mi 11, i cili pritet për fillimin e vitit 2021.

Pyetja mbetet se në çfarë mase ngarkimi pa tel në shpejtësi të tilla ndikon në qëndrueshmërinë e baterisë. /Telegrafi/