Kardashianet lansojnë linjë argjendarie

Motrat Kim, Kourtney dhe Khloe, të cilët kanë vargun e tyre të butikëve ‘Dash’, janë bashkuar me markën nga Los Angeles ‘Virgin Saints and Angels’ për të lansuar linjën e tyre të gurëve të çmuar, “The Kardashian Collection”.
Dhe treshja e motrave, babai i të cilave, Robert Kardashian, ka qenë armen, janë kthyer kah historia e këtij vendi për t’u inspiruar.
“Jam e ngazëllyer që përfundimisht do të jem në gjendje të ndaj disa copëza të mahnitshme nga koleksioni me ju. Dizajni është inspiruar nga trashëgimia armene dhe ka një simbolizëm prapa çdo produkti”, ka thënë Kim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/02/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































