LAJMI I FUNDIT:

Karaxhovski: Mihajllova mbetet kryetare në Gjykatën Penale deri në pranimin e dorëheqjes së saj

Karaxhovski: Mihajllova mbetet kryetare në Gjykatën Penale deri në pranimin e dorëheqjes së saj

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, ka vërtetuar informacionin për dorëheqjen e kryetares në detyrë në Gjykatën Penale, Tatjana Mihajllova, e cila nuk ka përcaktuar arsyet për dorëheqjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa Këshilli në seancë nuk konstaton dhe pranon dorëheqjen e saj, gjykatësja Mihajllova do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj. Për momentin nuk kemi vendim konkret, ka disa opsione, emërim të një kryetari të ri ose mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë me disa kandidatë ekzistues”, deklaroi Karaxhovski.

Akoma është e paqartë kur do të mbahet seancë e Këshillit Gjyqësorë në të cilën do të pranohet dorëheqja e Tatjana Mihajllovës./Telegrafi/


Gjykatësja Tatjana Mihajllova jep dorëheqje nga Gjykata Themelore Shkupi 1
Lexo po ashtu Gjykatësja Tatjana Mihajllova jep dorëheqje nga Gjykata Themelore Shkupi 1