Qytetet po rihapen. Masat e bllokimit po hiqen. Dhe disa njerëz ndiejnë se po “kthehen përsëri në botën e jashtme” – megjithëse kthimi në “normalitet” mund të jetë i ngadaltë.
Por pandemia na ka ndryshuar, shkruan Vox, përcjell Telegrafi.
Edhe pse të qenit në bllokim ka qenë zhgënjyes, ndryshimi qëndron se shumë prej nesh kanë kuptuar disa gjëra në lidhje me jetën e karantinës, që ia vlen të ruhen në vetvete.
Për disa, kthimi mbrapa nuk është zgjidhje. Ata që i dhanë lamtumirën të dashurve të tyre, kanë pësuar humbje tragjike dhe të pakthyeshme. Miliona njerëz kanë humbur punën e tyre, dhe shumë punëtorë kanë punuar në mes të pandemisë. Të moshuarit këshillohen akoma të qëndrojnë në shtëpi.
Në të njëjtën kohë, jeta në karantinë na dhuroi mundësinë për të reflektuar në veten tonë.
Punëtorët, punët e të cilëve përcaktuan jetën e tyre, tani pyesin se për çfarë i shërbeu ai produktivitet – dhe nëse me të vërtet duam të matim vlerën tonë sipas kriterit të kapitalizmit super-konkurrues.
Shumë prej tyre konstatuan se gjërat që i bën ata të dukeshin si të “suksesshëm” në të vërtetë, i bën ata gjithashtu të ndjehen të mjerueshëm, të pasigurt dhe fizikisht në gjendje jo të mirë.
Karantina i dha mundësinë njerëzve të eksperimentojnë me gjëra të reja. Dhe njerëzit duan të t’i vazhdojnë ato në të ardhmen, edhe pas bllokimit.
Më shumë se 100 njerëz në shumë vende të botës dhanë disa përgjigje interesante, nëse do i ruajnë ndryshimet edhe pasi dalin nga karantina.
Ulja e konsumit
Shumë njerëz potencuan që duan të shpenzojnë më pak para për gjëra materiale si pajisje të teknologjisë apo edhe rroba. Një periudhë e gjatë e bllokimit i ka bërë ata të kuptojnë se shpenzimi në gjëra materiale rezulton me një kënaqësi të konsumuar dhe jo në një lumturi të përhershme.
Disa njerëz gjithashtu thanë se do të hanë më rrallë në restorante. Ushqimi gjatë bllokimit u ka mundësuar atyre të kursejnë para, dhe disa kanë zbuluar se ushqimi i gatuar në shtëpi është më i shijshëm.
T’i marrim gjërat më shtruar, dhe mos të ushtrojmë presion ndaj vetes
Të qenit i izoluar në shtëpitë tona, na ka bërë të kuptojmë se kemi shpenzuar vite duke ushtruar presion ndaj vetes sonë për të gjetur një punë të mirë dhe të marrim pjesë në disa ngjarje të duhura, ndërsa të gjitha këto presione në bënin të mjerueshëm.
Disa të rinj thanë se nuk duan të ushtrojnë presion ndaj vetes për nga aspekti i karrierës, pasi puna nuk është gjëja edhe më e rëndësishme në jetë.
Prioritet familja dhe miqtë
Disa persona rrëfyen se karantina i bëri ata të kuptojnë dhe të vlerësojnë më shumë anëtarët e familjes dhe miqtë, që ishin me ta gjatë kësaj kohe të vështirë.
Të tjerët theksuan se pandemia globale i ndihmoi atyre të kontaktojnë familjarët që nuk i kishin telefonuar për vite.
Veprimi etik dhe aktivitetet në botën tonë të përbashkët
Qytetarët dhanë një përgjigje interesante sa i përket bllokimit gjatë kësaj kohe. Shumë prej tyre thanë që kriza globale e shëndetit i ndihmoi atyre të kuptojnë se sa të ndërlidhur jemi ne me njëri-tjetrin, dhe duan të bëjnë sa më shumë për të mbrojtur të tjerët pas pandemisë.
Ata po dhurojnë para për kauza bamirësie, dhe thonë se do të angazhohen më shumë në aktivitete politike.
Aktivitetet fizike
Një tjetër përgjigje ishte që shumë njerëz, që nuk merreshin me aktivitetet fizike – u aktivizuan në ushtrime të yogas apo edhe vrapim, në një mënyrë që ta përballojnë më lehtë bllokimin.
Dhe u habitën që ushtrimet e përditshme mund të përmirësojnë jetën.
Shpenzimi i kohës në natyrë
Disa prej njerëzve potencuan se duan të shijojnë mundësinë drejt botës natyrore. Ritmi dhe qëndrueshmëria e natyrës mund t’i ndihmojë ata të qetësojnë mendjet nga ankthi.
Punë nga shtëpia
Bllokimi u mundësoi miliona njerëzve të punojnë nga shtëpia – dhe pandemia na mësoi se ne mund të kryejmë shërbime edhe nga vendi ku jetojmë.
Sigurisht, për shumë njerëz, kjo nuk është një mundësi. Është një privilegj të jesh në gjendje të punosh nga shtëpia.
Miti që puna në distancë nuk është aq praktike sa një punë në zyrë është vërtetuar të jetë pikërisht ai: një mit. Disa po zbulojnë se puna nga shtëpia në të vërtetë ofron përfitime unike.
“Jam një asistent i psikologut dhe kam kryer shërbime nga distanca. Mendoj se do të vazhdoj edhe më tutje kështu”, tha Raphael Doval-Santos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës