Karakaçanov: Nëse Komisioni për çështje historike nuk ka afat, atëherë nuk ka afat edhe rruga e Maqedonisë drejt BE-së

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i partisë 'VMRO', Krasimir Karakaçanov thotë se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë legjitimin i padrejtësive.
"Nëse Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore nuk ka afat, atëherë nuk ka afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian", tha Karakaçanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se është e papranueshme që Bullgaria të shfrytëzohet vetëm si hyrje për në Bashkimin Evropian.
Karakaçanov thotë se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të japë dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve deri sa të përfundojnë të gjitha falsifikimet e historisë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































