LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Barcelonës, Busquets: Ndihemi shumë keq, tifozët nuk e meritojnë këtë

Kapiteni i Barcelonës, Busquets: Ndihemi shumë keq, tifozët nuk e meritojnë këtë

Kapiteni i Barcelonës, Sergi Busquets e ka pranuar se ndihet i zhgënjyer me veten pas humbjes nga Bayern Munich.

Barcelona u mposht me rezultat të thellë 3-0 nga Bayerni në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit.

Kjo humbje ka bërë që Barcelona të eliminohet nga Liga e Kampionëve pas rreth dy dekadave dhe kjo dhemb tek të gjithë në Camp Nou.


Bayern Munich e shkatërron Barcelonën, katalunasit eliminohen nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve
Lexo po ashtu Bayern Munich e shkatërron Barcelonën, katalunasit eliminohen nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve

“Ne ndihemi shumë keq tani; kjo nuk është ajo që ne donim dhe klubi dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë”, ka thënë fillimisht Busquets pas ndeshjes.

“Jemi në një situatë të vështirë dhe kjo dhemb shumë. Shumë faktorë na kanë çuar në këtë”.

Xavi pas eliminimit të Barcelonës: Ky është realiteti ynë dhe më zhgënjen
Lexo po ashtu Xavi pas eliminimit të Barcelonës: Ky është realiteti ynë dhe më zhgënjen

“Sigurisht që ndihemi shumë të frustruar, dhemb shumë, por ne vetë u futëm në këtë situatë”.

“Nëse do të kishim më shumë pikë, nuk do të ishim në këtë situatë. Nuk luajtëm mirë në dy ndeshjet e para, u futëm në këtë rrëmujë dhe dhemb shumë”, përfundoi kapiteni i Barcelonës. /Telegrafi/