LAJMI I FUNDIT:

Kapen 300 kilogramë drogë skunk në Mal të Zi

Kapen 300 kilogramë drogë skunk në Mal të Zi

Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, kanë parandaluar kontrabandën e rreth 300 kilogramëve të lëndës narkotike skunk.

Ky i fundit është gjetur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Vraçenoviq, në një kamion frigorifer i drejtuar nga shtetasi malazez M.N. (1995) nga Nikshiqi.

Nga kontrolli i detajuar në çatinë e frigoriferit, në një depo të punuar posaçërisht, janë gjetur 295 pako me drogë, me peshë rreth 300 kilogramë, raporton rtcg.


Automjeti është dashur të vazhdojë nga vendkalimi kufitar Vraçenoviqi në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.

“Policët kanë arrestuar një të dyshuar i cili do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit në Podgoricë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftim e organeve policore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori