Ka disa javë që N'Golo Kante nuk është duke luajtur për Chelsean shkaku i lëndimit.

Por emri i mesfushorit francez vazhdon të jetë prezent çdo dit në mediat e ndryshme britanike, për shkak të ardhmes së tij.


31-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ende nuk kanë gjetur palët marrëveshje për vazhdimin e saj.

Kante dëshiron kontratë tre vjeçare me opsion edhe një tjetër, derisa Chelsea vazhdon të insistojë në dy vite plus një tjetër.

Kante 2

Dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë duke përcjellë situatën e francezit dhe duan të nënshkruajnë me të si lojtar i lirë në verën e vitit 2023.

Reprezentuesi francez ndihet shumë rehat në Londër dhe dëshira e tij është të mbetet në kryeqytetin anglez dhe nëse nuk arrihet marrëveshja me Chelsean, atëherë Kante do t'i shqyrtojë ofertat nga skuadrat rivale.

Kante 1

Interesim për Kanten kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG e Real Madrid, por francezi nuk e ka prioritet rikthimin në Ligue 1.

Kante është pjesë e Chelseat që nga viti 2016 derisa ka fituar çdo trofe të mundshëm me londinezët. /Telegrafi/

telegrafi sport app