LAJMI I FUNDIT:

Kanadanë pritet ta “pushtojnë” azilkërkuesit e deportuar nga Trump, mobilizohen një numër i madh policësh

Kanadanë pritet ta “pushtojnë” azilkërkuesit e deportuar nga Trump, mobilizohen një numër i madh policësh
Ilustrim

Policia dhe qendrat për migracion në Kanada po përgatiten për një numër të madh azilkërkuesish që pritet të shkojnë në këtë vend në muajt e ardhshëm, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Një situatë e ngjashme ndodhi tetë vjet më parë, kur republikani fitoi për herë të parë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Megjithatë, tani situata në Kanada është e ndryshme, pasi vendi tashmë po përballet me një numër të madh refugjatësh e azilkërkuesish dhe dëshiron ta reduktojë këtë numër në muajt në vijim.


Fitorja e 78-vjeçarit ka të ngjarë të nënkuptojë që një numër i madh personash që kërkojnë azil në SHBA do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë në Kanada, dhe pritet që shumë prej tyre të përpiqen të hyjnë ilegalisht në këtë vend.

Për këtë arsye, policia në Kanada po përgatitet për këtë skenar. Një nga zyrtarët e lartë në policinë kanadeze, për reuters tha se po përgatiten për kalimet ilegale të kufirit dhe se po mobilizohen “burime shtesë” për të mbrojtur kufirin.

“Fokusi ynë është aktualisht në kufi. Kemi qenë në gatishmëri të lartë që disa ditë para zgjedhjeve, dhe kështu do të mbetemi edhe për disa javë”, tha Charles Poirier, rreshter në policinë kanadeze.

Në kontekstin e “burimeve shtesë”, agjencia e lajmeve shkruan se bëhet fjalë për mobilizimin e qindra policëve të rinj, si dhe pajisjeve që do të ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të kësaj krize të pritshme.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se azilkërkuesit nuk mund të kalojnë më në mënyrë të ligjshme nga SHBA-ja në Kanada në pikat e kalimit kufitar, për shkak të një marrëveshjeje dypalëshe të nënshkruar disa vite më parë, përveç nëse përmbushin disa kritere të rrepta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Kalo në kategori