Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka vazhduar me përforcime para fillimit të garave.
Gjilanasit që janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojnë garat në rrethin e dytë të Ligës së Evropës.
Klubi bardh e kaltër nga Gjilani ka arritur të transferojë sulmuesin nga Shqipëria, Eri Lamçja.
24-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Luftëtarit që ishte befasia më e këndshme në Superiore.
Në edicionin e fundit, Lamçja ka zhvilluar 27 ndeshje me Luftëtarin ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistime.
Lojtari është prezantuar te Drita nga drejtori sportiv i kësaj skuadre Fisnik Kërçeli.
Sulmuesi qendror më parë ka luajtur edhe për Elbasanin dhe Teutën e Durrësit. /Telegrafi/