Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë paradites së sotme në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.

Një kamion që bartte beton u godit me një veturë, derisa ra në humnerën e lumit Nerodime për rreth 3 metra thellësi.


Pas më shumë se pesë orë përpjekje, kamioni u nxor nga aty ku kishte rënë, derisa vozitësi nuk mori lëndime, njofton Klan Kosova.

Banorët e atjeshëm kanë thënë se aksidente të tilla janë të shpeshta tek ajo pjesë e rrugës dhe se shkaktari i tyre mund të jetë ura e ngushtë.