Mungesa e vendeve të reja të punës dhe pagat e ulëta në Kosovë, kanë bërë që të rinjtë e komunës së Kamenicës të shfrytëzojnë çdo mundësi që të largohen nga vendi tyre. Destinacioni kësaj radhe është Kroacia, përmes vizave një vjeçare të punës.
Një 24 vjeçar nga kjo komunë, tha se dëshiron të largohet, pasi nuk sheh të ardhme në Kosovë.
“Unë kam dëshiroj të shkojë në Kroaci sepse dy shokët e mi janë atje, kanë shkuar para 1 jave dhe më thanë se është mirë. Janë duke punuar, pse mos të shkojë edhe unë për një të ardhme më të mirë”, tha ai.
Një 29 vjeçar tjetër nga kjo komunë, tha se Kosova po e humb rininë për shkak të mos hapjeve të vendeve të punës.
“Tregoni atyre qeveritarëve tanë se është duke e humbur rininë. Ata janë duke e humbur jo ne. Ata [Qeveria] nuk po na e dinë vlerën neve, sepse as nuk po hapin vende të reja të punës”, tha ky ri nga Kamenica prapa për Kallxo.com.
Portali ka vizituar edhe kompaninë “Eja Punësohu” në këtë komunë që po ua ‘mundëson’ këtyre të rinjve ikjen drejt shtetit të Kroacisë.
Kjo kompani është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, saktësisht më 6 dhjetor 2018.
Si vepmritari primare në Agjencionin për Regjistrimin e Biznesve kjo kompani del se ka ‘Aktivitet e agjencive të punësimit’.
Pronarë të saj në ARBK, figurojnë dy persona, derisa njëri prej tyre, Flamur Klaiqi edhe si drejtor dhe person i autorizuar.
“Shuma për aplikim kushton 100 euro. Nuk duhet të kesh ndalesë për me udhëtu në Evropë ose ndonjë problem këtu, sepse përndryshe të refuzohet, një kopje të letërnjoftimit dhe një foto të vogël”, kështu i përshkruan kriteret për një vizë pune një vjeçare në Kroaci, punëtorja e agjencionit “Eja Punësoho” në Kamenicë.
Drejtori i këtij agjencioni, Flamur Klaiqi ka treguar se biznesin e tij e ka hapur këtë vit në mënyrë ligjore. Ai shtoi se nëse personat që aplikojnë nuk marrin vizë pune, paratë do t’u kthehen atyre.
“Ne i garantojmë atij aplikuesi, e bëjmë një kontratë që në rast se nuk ia gjemë një punë, atëherë paratë i kthehen prapa, këto të gjitha shkojnë përmes bankës. Asnjë moment nuk i ik tatimit dhe asnjë moment përgjegjësisë time nuk i ik. Për këtë kam përgjegjësi të madhe”, tha ai.
Klaiqi shtoi se interesimi është shumë i madh dhe se ata që kërkojnë viza janë të moshave të ndryshme.
“Ka të shumë moshave të ndryshme, nuk kanë përparësi të Kamenicës e as të Prishtinës e Prizrenit, këtu kanë përparësi ata që kanë profesione, zanate që kërkohen atje, ne hulumtojmë për zanate. Nëse na vjen një aplikues që e ka atë zanat, atëherë mundemi me ndal”, tha tutje ai.
Pronari i këtij agjencioni, Flamur Klaiqi tha për se autobusët e nisur javë më parë drejt Kroacisë nuk kanë qenë të kompanisë së tij.
“Ne tash si agjencion kemi filluar punën në mënyrë të rregullt, që kemi startu në 2019, sepse është bërë pak bujë me këto portale, por këta autobusë që kanë shkuar në Kroaci nuk kanë shkuar prej meje, asnjë. Ka ekzistu një zyre tjetër këtu, por jo e imja”, tha Klaiqi.
E për zyrtarë të komunës së Kamenicës, kjo ikje e të rinjve është shqetësuese, por se sipas tyre janë disa faktorë që këta kanë vendosur të largohen.
“Kemi parë largimin e të rinjve të Kamenicës me viza të punës në Kroaci. Fatkeqësisht kjo është shqetësuese por jo e papritur, trendi i ikjes së të rinjve nga komuna e Kamenicës është trend i ikjes së përgjithshme të rinisë nga Kosova. Fatkeqësisht mungesa e vende të reja të punës dhe humbja e shpresës janë arsyet kryesore, e arsyet për këto po besojmë që i dimë të gjithë”, tha Margarita Rashiti, zyrtare për Informim në këtë komunë.
Ndryshe, ditë më parë nga komuna e Kamenicës ishin nisur një numër i madh qytetarëve drejt Kroacisë.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës dëshirojnë të largohen nga vendi për t’u punësuar jashtë vendit përmes agjencioneve.
Edhe muaj me parë një kompani gjermane në Prizren, kërkonte rreth 2000 mijë vende pune, e edhe aty interesimi ishte i madh./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478221194_927037892969803_1144532744699049569_n-380x233.jpg)
Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht