LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: LVV dhe LDK po hezitojnë të marrin përgjegjësitë pas zgjedhjeve

Kamberi: LVV dhe LDK po hezitojnë të marrin përgjegjësitë pas zgjedhjeve

Analist, Belgzim Kamberi tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit klasa politike e vendit nuk po tregohet mjaftueshëm e guximshme dhe e gatshme për marrjen e përgjegjësive që i pret pas certifikimit të zgjedhjeve.

Kamberi u shpreh se po shihet një “druajtje” politike si nga partia fituese LVV por edhe LDK për shprehjen e gatishmërive që e presin proceset e rëndësishme Kosovën.

Kamberi në Tv Dukagjini u shpreh se saga e dialogut mes Kosovës-Serbisë dhe çështja e zgjedhjeve të presidentit janë dy çështjet që e presin ekzekutivin e ri për hapat e mëtutjeshme.


“Janë dy persona ku më së paku deri më tani, në këtë fazë po tregojnë gatishmëri  për ecje tutje dhe krijimin e shumicës parlamentare, është Abdixhiku e Kurti. Nuk duhet me prit certifikimin për takime. Nuk po e shohim as tek Kurti e as Abdixhiku. Gatishmërinë deri më tani ishte Bedri Hamza, pastaj Haradinaj e Limaj”.

“Janë 2 çështje paradoksale, është ajo çka po ndodh me gjeo politikën e jashtme dhe rrjedhat që po e presin Kosovën. Klasa politike nuk po tregohet gatishmëri për të marrë përgjegjësi dhe nuk po tregohet  mjaftushëm e guximshme. Pom doket që po ka druajtje. Përkundrazi, edhe partia fituese LVV por edhe LDK-ja nuk po kanë gadishmëri për të shtyer proceset e rëndësishme të Kosovës, sidomos tek saga e dialogut Kosovë-Serbi. Dhe e dyta, zgjedhja e Presidencës”, ka shtuar ai.

Nuk ka kuptim dhe logjikë se[po du me ndërtu qeveri stabile, por që anën tjetër një qeveri që pas 6 muajve duhet të shkojë në zgjedhje. Duhet një qeveri e cila ka fuqinë e numrave që do ta zgjedhte presidenten dhe do ta ndërtonte një consensus politik të zgjeruar për tu përballur me çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Janë 2 çështje, ose jemi në fazën e taktikave ende të cilat mundet me u zgjidh pas certifikimit të zgjedhjeve. Pastaj do të shohim dinamikë nga Kurti dhe ndoshta nga opozitar. Dhe do shohim se a do të jetë LDK-ja njëjtën pozicione që ka Abdixhiku”, tha Kamberi.

Kamberi tha se është duke u shpërfaq një “mungesë e guximit” të tri partive politike fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Siguri
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Drejtësi
Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika e Zezë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Kalo në kategori