Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosovës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gusht dhe sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së, ku ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion, i kanë mësuar kundërshtarët për të gjitha nëntë javët.


Kampioni i Kosovës, Ballkani e nis sezonin në derbin rajonal ndaj Lirisë, në takimin që pritet të zhvillohet në “Përparim Thaqi”, ndërsa nën-kampioni, Drita në ndeshjen e parë pritet të jetë nikoqire e Llapit.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Feronikelit 74 në stadiumin "Fadil Vokrri". Dy ndeshjet tjera do të jenë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës si dhe Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Në javën e dytë ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinë, ndërsa në javën e tretë luhet derbi mes Ballkanit dhe Dritës.

Në javën e katërt ndeshje të forta pritet të jenë Llapi-Prishtina dhe Ballkani-Gjilani, ndërsa në javën e pestë spikat derbi rajonal mes Prishtinës dhe Lirisë.

Llapi Prishtina 2

Java e gjashta sjell derbin mes Dritës dhe Prishtinës, në javën e shtatë ndeshja më interesante pritet të ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

Në javën e tetë do të jetë derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, ndërsa faza e parë e ndeshjeve mbyllet me derbin Prishtina-Ballkani në javën e nëntë.

Drita Gjilani 14

Java 1Liria - Ballkani Drita – Llapi Dukagjini – Malisheva Fushë Kosova – Gjilani Prishtina - FeronikeliJava 2Gjilani - Prishtina Ballkani - Feronikeli Malisheva - Fushë Kosova Llapi - Dukagjini Liria - Drita Java 3Drita - Ballkani Fushe Kosova - Llapi Dukagjini - Liria Prishtina - Malisheva Feronikeli - GjilaniJava 4 Malisheva – Feronikeli Llapi – Prishtina Liria - Fushë Kosova Ballkani - Gjilani Drita - DukagjiniJava 5 Fushë Kosova - Drita Prishtina - Liria Feronikeli - Llapi Gjilani - Malisheva Dukagjini - BallkaniJava 6Llapi – Gjilani Ballkani – Malisheva Liria – Feronikeli Drita – Prishtina Dukagjini - Fushë KosovaJava 7 Prishtina – Dukagjini Fushë Kosova – Ballkani Feronikeli - Drita Gjilani – Liria Malisheva - LlapiJava 8Liria – Malisheva Drita - Gjilani Ballkani - Llapi Dukagjini - Feronikeli Fushë Kosova - PrishtinaJava 9Feronikeli - Fushë Kosova Gjilani - Dukagjini Malisheva - Drita Prishtina - Ballkani Llapi – Liria

/Telegrafi/

telegrafi sport app