Kalaja e templarëve në Ponferrada - kështjellë mesjetare në një rrugë pelegrinazhi
Qëllimi parësor i Kalasë së Templarëve ishte të mbrohej Rruga e famshme e Shën Jakobit, e cila përdorej nga pelegrinët në Santiago de Compostela
Kalaja e Templarëve e Ponferradas (El castillo de los templarios de Ponferrada) është e vendosur në qytetin e Ponferrada në provincën kasteliane Leon, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e hershme pohuan se ajo u ndërtua në shekullin e 12-të mbi rrënojat e një kështjelle keltike. Mirëpo, hulumtimet e mëvonshme e kundërshtuan këtë pretendim dhe sot konsiderohet se ajo ishte ndërtuar në të vërtetë mbi mbetjet e një vendbanimi romak dhe vizigotik.
Kur Ponferrada u bë e varur nga Urdhri në vitin 1178, anëtarët gjetën një fortifikim të vogël për veten e tyre, i cili u përmirësua dhe u zgjerua për ta me donacione nga mbretërit e viseve të provincës Leon.
Qëllimi parësor i Kalasë së Templarëve ishte të mbrohej Rruga e famshme e Shën Jakobit, e cila përdorej nga pelegrinët për në Santiago de Compostela.
Sot, kështjella ka një rëndësi të madhe artistike për shkak të ndërthurjes së kullave, mes kateve, fasadave lozonjare, oborreve të bollshme ...
































