Kahet dhe planet afatshkurtra të Ministrisë së Punëve të Jashtme
Në përputhje me Kushtetutën që po hartohet, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, për mendimin tonë duhet të jetë kompetente në udhëheqjen e politikës së jashtme të Kosovës. Obligimet fondamentale të kësaj ministrie, do të duhej të ishin:
• Promovimi dhe mbrojtja e interesave të shtetit të ardhshëm të Kosovës, në marrëdhëniet ndërkombëtare do të bazohen në paradigmat e Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve që do të merren në koherencë me standardet që do aprovohen në Parlamentin e Kosovës.
• Përpjekja permanente dhe ndërtimi i aso raportesh për t’u pranuar veç e veç në suaza: ndërkombëtare, rajonale, bilaterale. Këto raporte shteti i ri i Kosovës duhet t’i rregulloj në varësi prej interesave të qytetarëve të sajë, pa dallim gjinie, kombi, race e etnie dhe në koherencë me aktet dhe ligjet e pranuara ndërkombëtarisht, siç janë: ato të KB, akti përfundimtar të Helsinkit dhe dokumentet tjera bazike të bashkëpunimit, sigurisë dhe të drejtat tjera ndërkombëtare.
• Kjo politikë duhet të shquhet me një transparence publike dhe në barazi bilaterale me gjithë partnerët dhe miqtë tanë rajonal dhe ndërkombëtar, pastaj me një respektim të dyanshëm në respektimin e e sovranitetit dhe integritetit territorial, si edhe në principet e bashkëpunimit dhe koekzistencës mes vendeve dhe shteteve në proceset dhe parimet e integrimeve të reja evropiane.
• Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, po ashtu duhet të përcaktohet kah hapja e pakushtëzuar dhe kah tejkalimi i të gjitha mosmarrëveshjeve: politike, kulturore, ekonomike me gjuhën e dialogut dhe kompromisit demokratik, standard ku që është dëshmuar si mjaft profitabil në traditën dhe kulturën e Evropës.
• Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovë, si institucion i ri i Kosovës në mënyrë shumë pragmatike duhet të përkrah idetë dhe përcaktimet rajonale e ndërkombëtare për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në koherencë me Rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe të Unionit Evropian.
• Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, i takon në një të ardhme jo fort të largët ta hap pa hamendje edhe çështjen e sukscesionit të ish trashëgimisë në ish federatën Jugosllave, sepse ishte pjese dhe kontribuuese e asaj krijese centaur.
(a) Kahet Bilaterale të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës;
• Meqenëse në parim Kosova, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, do të duhej të ishte një Republikë bashkëkohore, ku Ministri përkatës të mund ta përfaqësojë në mënyrë të pakontestueshme shtetin e ri të Kosovës, ajo:
a. do të duhej të angazhohet në avancimin e marrëdhënieve: politike, ekonomike, kulturore, etj. me të gjithë fqinjët e sajë pa dallim: madhësie, përcaktimi ideologjik, politik, social, ekonomik, etj.
b. do të duhej të fokusohej në shtrirjen e një bashkëpunimi reciprok dhe në parime të njohura për eurokratët e Unionit Evropian, siç janë ato të: interesave të përbashkëta rajonale: respektimit të ndërsjellë shtetëror: njohjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, etj.
c. do të duhej të identifikohej me normat dhe standardet e demokracisë neoliberale, ku qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit do të zhvillohet sipas marrëveshjeve të institucioneve ndërkombëtare
d. do të duhej të përqendrohej në avancimin e të drejtave të qytetarëve të sajë sipas normave dhe diskurseve më të avancuara të Unionit Evropian
• Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në parim do të duhej zhvillojë marrëdhënie bilaterale të posaçme me:
a. Shtetet anëtare të Komitetit Drejtues për respektimin e marrëveshjeve paqësore, siq janë; SHBA-t, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe shtetet tjera të Këshillit të Sigurimit pranë Kombeve të Bashkuara
b. Shtetet anëtare të Unionit Evropian,
c. Shtetet e reja rajonale të Ballkanit Perendimor (që përfshijnë plus Shqiperinë) duke përfshirë këtu padyshim edhe Kroacinë dhe Sllovenin, të cilat herë pas herë e kontestojnë këtë identitet
d. Shtetet tjera të cilat do ta njohin pamvarësinë e Kosovës kudo në rruzullin tokësor
• Po ashtu, sipas parimeve globale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, duhet të insistojë në krijimin e parakushteve për një bashkëpunim dhe këmbim diplomatik, edhe me ato shtete të cilat eventualisht nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
• Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duke u bazuar në parimet e demokracisë liberale një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojë bashkëpunimit me të gjitha vendet dhe shtetet të cilat janë të interesuara të investojnë në krijimin e parakushteve dhe kushteve tjera që kanë të bëjnë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe të zhvillimit e avancimit të ekonomisë dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës si Republikë.
• Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në parim në planin diplomatik do të ishte e udhës që të stimulojë dhe inkurajojë të gjitha mundësive zhvillimore që janë në interes strategjik të Kosovës.
• Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, po ashtu do të duhej të inkurajojë në planin bilateral zhvillimin dhe avansimin e : shkencës, teknologjisë më të sofistikuar bashkëkohore, pastaj: arsimit bashkëkohor, sportit dhe segmenteve tjera të rëndësishme për Kosovën.
Cilat prioritete duhet të fuqizojë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në fazën e njohjes?
Parimet kryesore me të cilat do të duhej të udhëhiqej Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës:
a. ruajtja dhe avancimi i paqes dhe i stabilitetit rajonal
b. sigurimi dhe prosperiteti i stabilitetit ekonomik dhe ai i shtetësisë së Kosovës
c. ndërtimi dhe zgjerimi i kapaciteteve të inxhinieringut njerëzor lokal përmes projekteve; afatshkurtra; afatmesme dhe afatgjata
d. kyçja dhe dëshmimi pragmatik në trendet: (para se gjithash) ekonomike, politike, e sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe atij Evropian.
• Një parim principiel i Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, padyshim që do të duhej të fuqizohet është ai që ka të bëjë me synimet vitale për shoqërinë e re demokratike Kosovare, siç janë;
1. Ruajtja e subjektivitetit politik të Kosovës deri në procesin e negocimit për integrim – asociim në formacionin e një Unioni Evropian.
2. Fuqizimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
3. Ndërtimi i kapaciteteve të demokracisë ekonomike si parakusht esencial për inaugurimin e demokracisë politike, sipas standardeve të UE-an
4. Kyçja e Kosovës në strukturat Euro Atlantike
5. Anëtarësimi i plotë i Kosovës në aktivitetet globale që ndërlidhen me sistemet globale botërore, sic janë; Kombet e Bashkuara(KB); Këshilli i Sigurimit (KS); Keshilli i Europës; Organizata për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE-ja), etj.
Cilat duhet të jenë Kahet multilaterale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës?
• Kosova e gjendur një konfirguracion shumë të rëndësishëm; demografik, gjeografik, e strategjik,në Ballkanin Perëndimor me siguri që në diskursin gjeostrategjik do të luaj një rol shumë domethënës dhe kuptimplotë në kontekstin e zhvillimit të politikave (para se gjithash); ekonomike, politike, e sidomos kulturore.
• Së këndejmi, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duhet të parash që pozita e këtillë gjeostrategjike e Kosovës, në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër të mund të loz një rol goxha të rëndësishëm në proceset e ardhshme integruese edhe me faktin, se: Kosova do jetë urë ndërlidhëse edhe në periudhat e ardhshme mes civilizimit: jug Lindor dhe atij perëndimor.
• Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, do të duhej të rekomandon fuqizimin e synimeve që kanë të bëjnë me aspektet e defilimit të jashtëm politik; krijimin e parakushteve për një demonstrim te vlerave tipike te demokracisë neoliberale, sidomos në fazën post statusore apo atë të 120 ditëshit post statusor.
1. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duhet të fillojë që tani të institucionalizojë raportet me Unionin Evropian, për shkak se ai edhe ashtu do t’i monitorojnë institucionet e Kosovës deri ne fillimin e proces asociimit të Kosovës në mekanizmat evropian.
• Për Ministrinë e Punëve të Jashtme e Kosovës, fillimi i procesit te asociim negocimit me mekanizmat e Unionit Evropian do të duhej të ishte i një rëndësie të veçantë nacionale, sikurse ai i anëtarësimit të saj në Organizatën ndërkombëtare të Tregtisë (WTO), ne mënyrë që të kanalizohen rrugët për kyçjen e Kosovës ne trendët tjera globale tregtare.
• Fuqizimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me Organizatën tjetër te rëndësishme siç është ajo e Sigurisë dhe bashkëpunimit për Sigurinë e Evropës (OSBE-në), do të ishte një hap tjetër inkurajues. Ku menjëherë do të afatizoheshin ndërtimi i objektivave për bashkëpunim rajonal (neni II dhe ai V i Aneksit 1-B), si dhe synimin e Kosovës për t’u kyçur në biseda për kontrollin rajonal te armatimit (neni V i po të njëjtit Aneks);
• Synimi për t’u anëtarësuar në institucionet veri atlantike, po ashtu do të duhej të bëhej një prioritet afatgjatë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, vetëm e vetëm që këto raporte të ngritën në nivel të institucionalizimit të mirëfilltë dhe me qëllim të marrjes se obligimeve të ndërsjella dhe të Partneritetit për Paqe.
• Duke i pasur parasysh gjithnjë interesat vitale kombëtare të Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme e Kosovës, duhet të ketë imperativ vëmendjen në konkretizimin marrëdhënieve te reja me mekanizmat tjerë po ashtu shumë relevant dhe dobiprurëse për interesat e Kosovës, siç janë;
a. Iniciativat e reja të Evropës Qendrore (CEI)
b. Iniciativat për bashkëpunim rajonal të Evropës Juglindore (SEECP)
c. Paktin e Stabilitetit
d. Iniciativën e Adriatikut për bashkëpunim
e. Dhe iniciativat tjera të reja rajonale e nënrajonale te domeneve eurolindore
• Gjithashtu një vëmendje të posaçme Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, do duhej t’i kushtonte sidomos diasporës Kosovare, sidomos spektrit te interesave të kësaj branshe bashkëqytetarësh të cilit për mendimin tonë do të jenë një shtyllë e rëndësishme e Projektit për rindërtimin e Kosovës ne fazat e investimeve të mëdha që priten të vijnë tash pas sigurisë dhe stabilitetit.
















































