I kafshoni thonjtë? Këto janë shtatë gjëra të papritura që mund t’ju ndodhin

A i kafshoni shpesh thonjtë? Nëse për asnjë arsye tjetër, duhet të ndaleni, sepse mund të ketë pasoja të këqija për shëndetin tuaj
Shumë njerëz i kafshojnë thonjtë. Arsyet për këtë janë të ndryshme.
Sidoqoftë, pa marrë parasysh për çfarë arsye dikush i kafshon thonjtë e tij – duket e shëmtuar, e neveritshme dhe, e cila shpesh injorohet, paraqet një rrezik për shëndetin. Por, edhe nëse nuk i kafshoni thonjtë rregullisht.
Edhe kafshimi i herëpashershëm i qenëzave është i rrezikshëm. Në fakt, në përgjithësi ekziston rreziku i inflamacionit sapo të kafshohen thonjtë ose qenëzat rreth tyre.
Sidoqoftë, nuk është aq e padëmshme sa mund të duket.
Mund të merrni baktere që shkaktojnë sëmundje
Thonjtë janë një terren i mirë për përhapjen e baktereve si salmonela dhe E.coli. Kur ju kafshoni thonjtë këto baktere transferohen në gojën tuaj dhe pjesët e tjera të trupit, duke shkaktuar infeksione.
Thonjtë tuaj janë dy herë më të pistë se gishtat. Ata nuk e pastrojnë vetveten prandaj bëhen shkaktarë për transferimin e organizmave infektivë.
Shkakton infeksione të thonjve
Kur kafshoni thonjtë, bakteret, myku dhe mikroorganizma të tjerë kalojnë përmes plagëve të vogla, duke çuar në ënjtje, skuqje dhe qelbëzim të zonave përreth thonjve.
Sipas American Academy of Dermatology (AAD), infeksionet bakteriale të shkaktuara nga kafshimi i thonjve janë një nga problemet më të mëdha të lidhura me këtë ves.
Mund të shkaktojë lytha për shkak të infeksioneve HPV
Lythat e shkaktuara nga human papilloma virus ose HPV, janë pasoja të zakonshme të kafshimit kronik të thonjve. Këto lytha mund të përhapen edhe në gojë ose buzë ndërsa kafshoni thonjtë.
Shkakton problem dentare
Kafshimi i thonjve mund të prishë okluzionin dentar ose mbylljen e rregullt të gojës. Kafshimi i shpeshtë i thonjve i bën dhëmbët të ndryshojnë pozicion, të prishen dhe dobësohen para kohe.
Probleme me dhimbjet
Kafshimi i thonjve than lëkurën dhe e përkeqëson atë. Shumica e atyre që kanë këtë ves përdorin dhëmbët për të hequr kutikulat, duke shkaktuar plagë të dhimbshme dhe të thella.
Shkakton thonj të rritur në mish
Kafshimi i thonjve mund të shkaktojë thonj të rritur në mish. Shkakton gjithashtu ënjtje, dhimbje dhe nëse përkeqësohet mund t’ju bëjë t’i nënshtroheni kirurgjisë.
Mund të jeni të paduruar
Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve.
Sapo të kthehet në një zakon, ju do ta bëni për ta mbajtur veten të okupuar kur jeni të mërzitur ose kur prisni për diçka apo për dikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë