Tani që jemi në kohë pandemie, me virusin COVID-19, në mediat online po përhapen lajme të rreme për mënyrën e transmetimit tek njerëzit.
Së fundi po qarkullojnë lajmet se edhe kafshët shtëpiake mund të transmetojnë virusin.
Edhe në Kosovë u raportua se “kafshët shtëpiake mund të preken nga coronavirusi e madje edhe të infektojnë pronarët e tyre” derisa një tjetër informacion që u shpërnda ishte ai se qentë endacakë mund të jenë ata që kanë përhapur coronavirusin nga lakuriqët tek njerëzit.
Në nivel global, vetëm dy qen dhe dy mace kanë testuar pozitive për virusin, sipas Shoqatës Amerikane të Mjekësisë Veterinare (AVMA).
Rasti i parë ishte shënuar në Hong Kong, në fund të muajit shkurt dhe ekspertët e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve kishin konkluduar se virusi ishte transmetuar nga një person i prekur me virus te qeni i tij. Edhe dy raste të tjera ishin në Hong Kong ndërkaq edhe në Belgjikë ishte prekur një mace nga virusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri më tani, nuk ka asnjë provë që një qen, mace ose ndonjë kafshë mund të transmetojë virusin, Covid-19, raporton Portalb.mk.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake mund të përhapin Covid-19 te njerëzit.
Sipas një studimi të botuar në New England Journal of Medicine, coronavirusi mund të mbijetojë në plastikë për 72 orë, në çelik për 48 orë, në karton për 24 orë dhe në bakër për 4 orë. Lidhur me mundësitë e mbijetimit të virusit në gëzofin e kafshëve shtëpiake ende nuk është ndërmarrë ndonjë test.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa