Kushtet atmosferike, të cilat mbretërojnë aktualisht në territorin e Kosovës, kanë bërë të pamundur vazhdimin e punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht asfaltimin e urës të kësaj rruge.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili thotë se afati i përfundimit të urës është deri më 31 dhjetor, por sipas tij, janë duke shikuar mundësitë e kontratës lidhur me shtyrjen e punimeve.
Kadriu ka thënë se punimet duhet të kryhen në mënyrë cilësore dhe të mos rrezikohen ato.
“Shtyrja e afatit momentalisht është bërë për shkak të temperaturave të ulëta, sepse nuk mundemi që ta asfaltojmë urën ngase të gjitha segmentet e tjera janë përfunduar. Ka mbetur vetëm ura 5.7 kilometra pa asfaltuar dhe ne nuk guxojmë të rrezikojmë urën dhe kualitetin e ndërtimit të asaj ure për shkak të kohës që mbretëron në Republikën e Kosovës. Sipas gjendjes që është parë në terren është e pamundur të bëhet asfaltimi i urës më të gjatë dhe më të lartë në Ballkan dhe kështu ne nuk duam që të rrezikojmë punimet në atë urë dhe kualitetin e punimeve që duhet bërë në shtresimin e saj”, tha Kadriu për Telegrafin.
Ai ka shtuar se procedurat e përfundimit të projektit mund të shtyhen dhe për këtë, Ministria e Infrastrukturës është duke shikuar mundësitë e kontratës.
“Në kontratë thirremi në atë se për shkak të kushteve atmosferike munden të shtyhen dhe procedurat e përfundimit të projektit. Në këtë rast kemi kushtet atmosferike të cilat na diktojnë në dinamikë të punimeve. Nuk është problemi te Ministria Infrastrukturës, por të kushtet e rënda atmosferike. Ne afatin e kemi deri me datë 31 [dhjetor], mirëpo ne si Ministri e Infrastrukturës jemi duke e parë kontratën se si mundemi dhe t’i qasemi zhvillimeve tutje. E rëndësishme është se ura të kryhet me një kualitet të lartë, nuk është më rëndësi të kryhet tri javë përpara apo tri javë mbrapa”, ka shtuar ai.
Lidhur me vonesat në punimet e kësaj rruge ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.
Koci me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se autostrada “Arben Xhaferi” nuk ka gjasa të kryhet sipas afatit të paraparë dhe ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të aplikoj ndëshkimet lidhur me vonesat.
“Autostrada Arben Xhaferi (rruga për Shkup), nuk ka gjasa të kryhet në afatin e paraparë kontraktues – sipas informatave që janë dhënë në publik. Tash, Qeveria duhet t’i aplikoj ndëshkimet. I zbresim prej obligimit 53 – milionësh që i kemi!”, ka shkruar Koci.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte miratuar kërkesën për kompensimin e 53 milionë eurove për konsorsiumin “Bechtel & Enka” lidhur me zgjatjen e kontratës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania