Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, i ka kthyer përgjigje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitija, të cilët e kritikuan dhe e paralajmëruan për masa ndaj saj për publikimin e një vendimi për lirim të disa personave nga masa e izolimit.
Kadriaj ka thënë se nuk do të ndalet së publikuari shkeljet e kësaj qeverie në detyrë, duke thënë se ka favore edhe më të mëdha që qeveritarët u kanë bërë familjarëve të tyre.
Ajo i ka akuzuar Haxhiun e Vitinë se po merren me “trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish”.
“Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara”, thotë ndër të tjera Kadrijaj.
Postimi i plotë
Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!
Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë
Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri! Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!
Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!
Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar “Diagnozat” e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me “diagnoza”:
vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra
e-maila mesazhe personale që keni dërguar në:
Qendrën e Studentëve
Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës
dhe krejt këto me një qëllim: sesi t’u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!
S’e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.
Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.
Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!
Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj!
(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)
Prokuroria duhet urgjentisht t’i kryen detyrat e veta.
Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!
Për këtë jam betuar si Mjeke!
Për këtë jam betuar si Deputate!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa