Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi me të marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, iu është ndaluar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli nuk e ka lejuar Krasniqin ta përfundoj 3 minutëshin e fjalës pasi që ky i fundit u shpreh “Siç mund ta dini të hënë Gjykata e Apelit i liroi aktivistët e VV-së. Unë kam dalë këtu për t’ua parë ftyrën juve deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së edhe t’ua bëj disa pyetje”, tha Krasniqi.


Pas kësaj fjale të Krasniqit, Veseli ka kërkuar nga regjia që t'ia ndalë fjalën Krasniqit.

“Regjia ndalja fjalën. Edhe patriotizëm ke dalë e po na shet a? Nuk ke me fol sot derisa të jem kryetar për këto tre minuta”, ka qenë fjala e Veselit. Pas kësaj tek foltorja e kryeparlamentarit kanë shkuar edhe deputetët Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu për të kërkuar siç duket sqarim nga Veseli për ndaljen e fjalës së Krasniqit./Telegrafi/

28512688 1613064445479494 79520486 n

28535091 1613064675479471 12613867 n