Casemiro është ende në rrugën e rikuperimit pasi pësoi një dëmtim në humbjen ndaj Neëcastle United në Carabao Cup në fillim të këtij sezoni.
Mesfushori i Man United vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Old Trafford pasi kishte probleme me dëmtimet këtë sezon.
BBC-së pretendon se PSG nuk është e interesuar të nënshkruajë me Casemiron, edhe pse kishte lajme më herët për këtë gjë.
Për më tepër, thuhet gjithashtu se mesfushori brazilian tani është bërë edhe më i rëndësishëm për Man United gjatë periudhës së tij të dëmtimit, pasi me mungesën e tij skuadra nuk po arrin rezultate.
Casemiro është rikthyer në stërvitje për Djajtë e Kuq, por nuk do të jetë mjaftueshëm në formë për të luajtur kundër Liverpool në Anfield.
Megjithatë, ai do të përpiqet të kthehet në ndeshjet e fundit të 2023 dhe të jetë plotësisht i aftë për gjysmën e dytë të sezonit 2023/24. /Telegrafi/