LAJMI I FUNDIT:

A ka nevojë qeni për rroba dimërore?

A ka nevojë qeni për rroba dimërore?

Një dilemë e zakonshme midis pronarëve të kanakarëve shtëpiakë

Fakti është se jo të gjithë qentë kanë nevojë për veshje dimërore, edhe kur jashtë është shumë ftohtë.

Në disa raste, një rrobë shtesë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Megjithatë, në kushtet e duhura, shumë raca qensh do të përfitonin nga një shtresë tjetër mbrojtëse, transmeton Telegrafi.


Qeni dhe rrobat e dimrit

Ndonjëherë vendimi për të blerë rroba dimërore për një qen është thjesht emocional.

Shëtitja me një qen në mot jashtëzakonisht të ftohtë mund të jetë shumë shqetësuese, sepse nuk mund të mos mendoni se kafsha juaj mund ndiejë të ftohtin, pavarësisht veshjes së tij natyrale.

Në fakt, nëse jeni në dilemë, thjesht vëzhgoni se si ndihet qeni juaj kur jeni duke ecur.

Nëse ai dridhet, ecën ngadalë dhe duket se po shembet nga i ftohti, kjo është një shenjë se një rrobë shtesë do të ishte e mirëseardhur.

Gjithashtu, qentë më të vjetër, ata shumë të rinj dhe të gjithë ata qen që kanë probleme shëndetësore mund të kenë përfitim nga një rrobë shtesë.

Cilat raca qensh kanë nevojë për veshje dimërore?

Qentë më të vegjël kanë nevojë për rroba dimërore. Racat që i përkasin këtij grupi janë Chihuahuas, Terriers dhe Pinschers. Gjithashtu, qentë që janë shumë të hollë si zagarët do ta vlerësojnë nëse i mbuloni me një pallto të ngrohtë në dimër.

Dhe në fund, qentë që kanë lëkurë shumë të hollë, ose pa të, kërkohet të veshin një pallto dimërore. Përballë tyre, qentë me qime të gjata e të trasha, nuk kanë nevojë për veshje dimërore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori