Ndërsa Jennifer Lopez është e zënë duke kërkuar në Kaliforni për një shtëpi të përshtatshme për të jetuar me partnerin e saj Ben Affleck, ajo ende ka probleme me shtëpinë e saj në Manhattan - e cila është në shitje prej gati katër vjetësh

Lopez e nxori në shitje pronën për herë të parë në tetor të vitit 2017 për 26.95 milionë dollarë - tre vjet pasi e bleu apartamentin për 20.16 milionë dollarë.


1 640 0 6128daf906d57

Sipas një burimi të brendshëm, Lopez vendosi ta shiste shtëpinë, pasi kuptoi se nuk ishte një vend privat për të jetuar.

2 640 0 6128daf88fc9c

Por në vitin 2019, duke mos pasur asnjë ofertë për blerje, shtëpia pati një ulje çmimi dhe shkoi në 1.96 milionë dollarë. Megjithatë, sërish nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr një blerës dhe shtëpia mbetet në shitje ende sot.

3 640 0 6128daf3aa280

E përbërë nga katër dhoma gjumi dhe 11 tualete, apartamenti është përshkruar si "kurorë e çmuar e The Whitman Mansion".

4 640 0 6128daf797302

Me mbi 603 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe 279 metra katrorë hapësirë të jashtme, shtëpia luksoze ka katër tarraca të shpërndara në dy kate, me pamje nga Madison Square Park.

5 640 0 6128daf71f702

Një ashensor privat të çon në shtëpi dhe hapet në dhomën e madhe me një dritare dhe tre dyer franceze që çojnë në një nga tarracat.

6 640 0 6128daf697a88

Kuzhina vjen me një zonë ngrënieje të kompletuar, rafte të hapura dhe dollapë të personalizuar. Në të njëjtin kat ka një dhomë gjumi private me tre dhoma të tjera gjumi dhe tualete brenda në suitë, një dhomë stafi me një tualet të plotë dhe një dhomë lavanderi.

7 640 0 6128daf61c10d

8 640 0 6128daf80f40e

Në katin e dytë të apartamentit është dhoma kryesore gjumit me dy tualete dhe dy tarraca në natyrë - një pranë tualetit dhe një afër dhomës së gjumit.

9 640 0 6128daf596c21

10 640 0 6128daf51cdb2

Arsyeja pse nuk po shitet ende? Nuk e dimë, por me shumë mundësi problemi i vetëm është privatësia.

11 640 0 6128daf430e8d

Burimi: NY Post