Sulmuesi shqiptar i Hibernian, Florian Kamberi mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar veror. 

Sipas mediumit skocez “Edinburgh Evening News”, Hibernian ka nisur negociatat me një klub, por nuk zbulon se cili është apo cilës ligë i përket.


Kamberi më herët kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Anglia, Gjermania dhe Turqia.

310120 florian kamberi signs 06

Ai u huazua gjatë janarit te Rangers duke arritur të fitonte besimin e trajnerit Steven Gerrard.

Ai në atë kohë kur u prezantua te Rangers tha se kalimi në këtë klub ishte një ëndërr e bërë realitet,  gjë që i kishte revoltuar dukshëm tifozët e Hibernianit.

010220 aberdeen rangers kamberi 88

Ka pasur zëra që Kamberi mund të mbetet te Rangers, por siç duket drejtuesit e klubit nuk janë të vendosur një gjë të tillë.

Kamberi pritet të grumbullohet me Shqipërinë për ndeshjet e radhës pasi tani zyrtarisht është pjesë e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app