Marco Verratti ka befasuar të gjithë në verën e vitit 2024 kur vendosi të largohet nga futbolli evropian për t'u transferuar në Katar.

Mesfushori italian ka nënshkruar për skuadrën Al-Arabi SC një kontratë dy vjeçare e cila i përfundon në qershor të vitit 2025.


Por mesfushori italian mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi tanimë ka bërë shumë para nga ky klub.

32-vjeçari është pasuruar shumë në Katar, pasi paga e tij vjetore është 30 milionë euro neto në vit.

Marco Verratti

L'Equipe ka raportuar se Verratti ka pëlqyer ditë më parë një postim në Instagram ku kërkohej rikthimi i tij në PSG.

Megjithatë interesim për veteranin italian kanë shprehur edhe dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Inter.

Por asnjëra nga skuadrat evropiane nuk mund t'i ofrojë atë pagë Verrattit dhe lojtari nëse dëshiron rikthimin në Evropë duhet të shkurtojë jashtëzakonisht shumë pagën e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app