Juventusi është duke menduar që ta kthejë repartin e mbrojtjes në prioritet të afatit kalimtar të verës.

Largimi i Medhi Benatias, mosha e Giorgio Chiellinit dhe Andrea Barzaglit, kanë bërë që Zonja e Vjetër të mendojë për një detaj.


I fundit i ardhur ishte Martin Caceres që ishte një zgjedhje momentale, por në verë pritet të largohet nga bardhezinjtë.

GettyImages 1135288986 Martin Caceres . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Synimi i parë është rinovimi i kontratës me Andrea Ruganin.

Por prioriteti kryesor është që në këtë repart të afrohen një nga Raphael Varane, Matthias De Ligt dhe Kostas Manolas.

Kostas Manolas e1525784110893 Kostas Manolas (Foto: Getty Images)

I pari duket se është i mërzitur nga vitet e shumta në Madrid, por edhe situata në klub sezonin e fundit, ndaj ka kërkuar largimin dhe Juventusi po pret zhvillet që të bëjë ofertë zyrtare.

Holandezi i Ajaxit, De Ligt është një emër i ri, me shumë perspektivë, por në këtë rast konkurrenca është shumë e madhe, pasi shumë klube e duan.

De Ligt geniet weer als man van de wedstrijd sportnieuws nl 17102672

Emri më i mundshëm është ai i grekut të Romës, Kostas Manolas.

Roma mund të largojë disa lojtarë që vlejnë para, nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi /

telegrafi sport app