Juventusi e ka mposhtur Barcelonën në Camp Nou me rezultat 3-0 në kuadër të javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me këtë fitore të thellë Juventusi ia rrëmben edhe pozitën e parë, fal fitores më të thellë si mysafir, pasi Barca e kishte mposhtur në ndeshjen e parë 3-0.


Të dy klubet kanë kaluar tutje, duke tubuar nga 15 pikë në grupin e tyre.

Eovnx3IXYAA7IA9 scaled

Zonja e Vjetër e ka nisur shumë mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e 11-të.

Ronaldo depërton në zonë, pengohet nga një mbrojtës katalanas dhe gjyqtari vendos për penallti.

Ishte vetë Cristiano Ronaldo që u ktheu në gol penalltinë për 1-0.

Se Juventusi kishte ardhur të fitonte tregon edhe aksioni në minutën e 20-të kur rezultati shkoi në 2-0 .

Një kombinim i bukur mes Juan Cuadrados dhe Ëeston McKennie, ku ky i fundit me një goditje akrobatike shënoi një gol shumë të bukur.

Barcelona kishte dy raste të mira në këtë pjesëlojë me Lionel Messin, por që në të dyja rastet Gigi Buffon ishte në vend.

Në pjesën e dytë, Juve sërish e nisi furishëm.

Eovsw0kXUAATI 0 scaled

Ne minutën e 50-të mbrojtësi Clement Lenglet luajti me dot në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti pasi shikoi videon në VAR.

Ronaldo sërish ishte i saktë për 3-0 nga pika e bardhë në minutën e 52-të.

Barcelona kishte dy raste të mira me Antoine Griezmann dhe Messin, por pa sukses, pasi njëri goditi jashtë, ndërsa gjuajtjen e argjentinasit e priti Buffon.

Në minutën e 75-të Juventusi e gjeti edhe golin e katërt me Leonardo Bonuccin, por pas rishikimit të VAR, ai u anulua për pozitë jashtë lojës.

Eovx8lRXUAEliNb scaled

Në minutat e fundit Barcelona ishte e tëra në sulm, por që edhe përkundër gjysmë rasteve nuk arritën të shënonin.

Juventusi e mbyll si lider grupin me 15 pikë, aq sa Barcelona, që ka po kaq pikë.

/Telegrafi/

telegrafi sport app