Një lajm i keq për Juventusin sapo ka marr jehonë në të gjithë Italinë.

Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit për të rihapur gjyqin sportiv kundër Zonjës së Vjetër për përdorimin e pretenduar të fitimeve kapitale të falsifikuara


Edhe pse fillimisht ishte kërkuar që klubit nga Torino t’i hiqen nëntë pikë, vendimi i Gjykatës është edhe më i rënd.

Juventusit do t’i hiqen 15 pikë në këtë sezon. Për këtë vendim Juve ka drejt të apelojë në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI.

324576951 732024818290972 7241567181797092660 n Kështu do të dukej tabela e Serie A me dënimin e Juventusit

Arsyetimi për këto vendime të Apelit italian do të jepet në ditët në vazhdim. /Telegrafi/

telegrafi sport app