LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i ofron rinovimin, Dybala kërkon super pagë

Juventusi i ofron rinovimin, Dybala kërkon super pagë
Paulo Dybala (Foto: Stefano Guidi/Getty Images/Guliver)

Juventusi dhe Paulo Dybala thuhet se janë në negociata për të zgjatur kontratën e tij deri në qershor të 2025, me lojtarin që kërkon 10 milionë euro në sezon.

Sipas gazetës Tuttosport, argjentinasi është i gatshëm të angazhohet për një marrëveshje të re dhe Bianconerët e kanë kuptuar se ishte një gabim për ta hedhur në treg verën e kaluar.

Dybala kishte qenë në bisedime me Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain, por përfundimisht mbeti në Torino dhe fitoi vendin e tij në ekip.


Dybala kishte regjistruar videon e lamtumirës nga Juventusi, por në fund ndryshoi gjithçka
Lexo po ashtu Dybala kishte regjistruar videon e lamtumirës nga Juventusi, por në fund ndryshoi gjithçka

Sulmuesi i njohur si La Joya ka kontribuar me 11 gola dhe 11 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin deri më tani këtë sezon.

Ai mbërriti nga Palermo për 40 milionë euro në vitin 2015 dhe kontrata e tij e tanishme shkon deri në qershor të 2022, pasi ishte rinovuar në vitin 2017.

Gazeta Tuttosport pretendon se Dybala po kërkon një pagë në vlerë prej 10 milionë eurosh neto në vit në mënyrë që të rinovojë kontratën deri më 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori