Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, bëjnë më dije se Juventusi po përgatit një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Lojtari është i lidhur me kalimin në Liverpool, Chelsea dhe Barcelona, ndërsa edhe Zonja e Vjetër mbetet e interesuar për lojtarin.


Rodriguez nuk do të qëndrojë te Reali më, pasi nuk është i kënaqur me trajnerin.

James ka kontratë me klubin deri në vitin 2020.

Ai kishte ardhur nga Monaco për 80 milionë euro dhe  Reali kërkon përafërsisht këtë shumë për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app