Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit, doli të jetë shumë e bukur, ku në fund ‘Zonja e Vjetër’ iu gëzua trofeut duke fituar me rezultat 2-1.

Atalanta e nisi më mirë me dy raste para portës me Duvan Zapatan, por pa sukses, ku njërin prej tyre e priti Gigi Buffon.


Juventusi në rastin e parë të mirë gjeti golin, ku Dejan Kulusevski me një goditje të bukur shënoi për 1-0 në minutën e 31-të.

Por Atalanta nuk u dorëzua dhe vazhdoi me sulme, duke patur edhe sukses.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 41-të kur Hans Hateboer pasoi te Ruslan Malisnkvski i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë që ishte me një tempo të lartë nga të dy skuadrat.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë në pjesën e dytë, pasi rrezikoi disa herë.

Fillimisht rrezoi Kulusevski, i cili me një goditje të fortë nga afër nuk arriti të kalojë Pierluigi Gollinin.

E1xuUNXXEAIOvl9 scaled

Pas tij rrezikoi edhe Chiesa pas një kombinimi shumë të bukur me Cristiano Ronaldon, por gjuajtja e italianit qëlloi shtyllën.

Por goli i shumëpritur dhe i kërkuar për Zonjën e Vjetër erdhi në minutën e 73-të, kur Kulusevski pasoi bukur te Chiesa i cili shënoi për 2-1.

Pas golit Atalanta u fut në presion dhe nuk arriti të krijojë diçka të rrezikshme.

Juventusi në fund fitoi Kupën e Italisë, që është e 14-të histori të klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app