Juventusi ka fituar ndaj Sampdorias me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit e ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat duke filluar të gjej formën pas një fillimi të tmerrshëm.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paolo Dybala (10’), Leonardo Bonucci (43’) dhe Manuel Locatelli (57’) për vendasit, ndërsa Maya Yoshida (44’) dhe Antonio Candreva (83’) për mysafirët.

Megjithatë, lojtari më i dalluar i takimit i përket mysafirëve, me Candrevan, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Nicola Murru që u notua me 5.5.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app