Liga e Kampionëve është kthyer, objektivi i madh i Juventusit për tash e disa vite.

Gara më e madhe për klube në botë vjen në momentin më të mirë për Zonjën e Vjetër, ata së fundmi kanë fituar ndaj Fiorentinës dhe kanë një seri të mirë rezultatesh.


Lucas Moura Tottenham (Getty Images)

Në fazën e partë të eliminimit direkt për sezonin 2017/18 ata presin në Allianz Stadium, Tottenhamin.

Padyshim që do të jetë një ndeshje interesante, por me disa mungesa te vendasit, por ata mbesin favorit përkundër kësaj.

giorgio chiellini harry kane collage juventus tottenham uefa champions league 1bgrttkh160qb1s9cm668wiptx

Pas Paulo Dybalas, Juan Cuadrados, Andrea Barzaglit e Blaise Matuidit, listës të mungesave i është shtuar edhe Lichtsteiner, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-3-3): Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Khedira; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic.

TOTTENHAM (4-2-3-1): Lloris; Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies; Dier, Dembelé; Eriksen, Alli, Son; Kane. /Telegrafi/

telegrafi sport app