Juventus ka konfirmuar se kapiteni Giorgio Chiellini do të jetë jashtë për "rreth gjashtë muaj" pas një operacioni të suksesshëm të gjurit.

Reprezentuesi italian ka lënduar javën e kaluar gjurin e këmbës së djathtë gjersa u operua gjatë ditës së sotme në Austri.


Një deklaratë e lëshuar nga kampioni i Serie A këtë mbrëmje konfirmoi se operacioni i mbrojtësit ishte "krejt i suksesshëm".

zzzz

Sa për një kohë rikuperimi, bardhezinjtë presin ta rikthejnë atë në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Kjo do të shpjegonte se pse 35-vjeçari mbeti jashtë skuadrës së tyre për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, mbrojtësi mund të rikthehet në fazën e "nokaut" të ligës elitare evropiane për klube, fazë e së cilës fillon në muajin shkurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app