LAJMI I FUNDIT:

Jusufi: Betejën e Koshares e nisën 300 veta, thyem edhe mitin e ushtrisë serbe

Jusufi: Betejën e Koshares e nisën 300 veta, thyem edhe mitin e ushtrisë serbe

Agron Jusufi pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit e Sali Çekajt, ka treguar në Ora e Fundit në Klan Kosova se si me nëntë prill të vitit 1999, një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishin filluar jo më shumë se 300 ushtarë.

“Numrat nuk kanë qenë të rëndësishëm, por forca dhe vullneti me të cilin është udhëhequr ajo betejë. Megjithatë nuk ka pasur më shumë se 300 ushtarë në fillim të aksionit”, ka deklaruar Jusufi, i cili më pas tregoi se si atyre u ishin bashkuar ushtarë e ushtare për ta vazhduar betejën që kishte zgjatur me muaj.

“Beteja e Koshares ka zgjatur me muaj. Ka pasur luftime të ashpra dhe në distanca shumë të vogla. Ka pasur përleshje të afërta me njësitë paramilitare serbe”.


“104 të vrarë mbi 250 të plagosur kanë qenë serbë, sipas të dhënave të serbëve”.

Madje Jusufi tregoi se si kufomat e ushtarëve serbë ia kishin dorëzuar NATO-s, pasi serbët e mbetur gjallë kishin ikur duke i lënë prapa, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të flitet për luftën e UÇK-së e mos të përmendet beteja e Koshares. Kjo betejë është e njohur edhe nga NATO si një betejë vendimtare në luftën për çlirimin e atdheut”.

“Ishte betejë që e rrëzoi edhe mitin e ushtrisë serbe, por edhe pretendimin e tyre për Kosovën”.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori