Justin Bieber shfaqet me stil të ri të ‘dreadlocks’, pasi u akuzua për përvetësim kulturor

Këngëtari i popullarizuar, Justin Bieber, së fundmi është akuzuar për përvetësim kulturor.
Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të ndryshimeve të tij në stil, ndërsa ka zgjedhur që të bëhet me ‘dreadlocks’, shkruan Daily Mail.
Krijuesi i hitit “Yummy” në disa postime në rrjetin social Instagram ka ngjallur sërish reagime të fansave.

Bieber u pa duke u fotografuar në makinën luksoze, derisa kishte stiluar flokët në mënyrë më ndryshe.
Në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij të fundit, Justin shihet të jetë i ulur në vendin e pasagjerit.

Theksojmë se me po të njëjtin stil artisti është shfaqur edhe në prill të vitit 2016. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































