LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber mban shfaqjen e parë pas anulimit të disa koncerteve për shkak të diagnostikimit më sindromën ‘Ramsay Hunt’

Justin Bieber mban shfaqjen e parë pas anulimit të disa koncerteve për shkak të diagnostikimit më sindromën ‘Ramsay Hunt’
Justin Bieber (Foto: Getty Images)

Justin Bieber është kthyer në skenë të dielën mbrëma në Itali në Festivalin Veror ‘Lucca’ për performancën e parë në gati dy muaj, pasi u detyrua të anulonte një sërë shfaqjesh pas diagnozës me sindromën Ramsay Hunt, që i shkaktoi paralizë të pjesshmë në fytyrë.

Bieber u shfaq me një energji të mirë, fansat e të cilët postuan në Twitter disa sekuenca nga koncerti, ku ylli i popit shihej pa këmishë duke interpretuar hitet nga katalogu i tij.

Shihet sikur Bieber është në gjendje më të mira, pasi ka publikuar edhe datat e koncerteve të tjera në të cilat do të jetë i pranishëm.


Justin Bieber (Foto: Kevin Winter)

Ai gjithashtu ka vendosur të performojë dy shfaqje në Afrikën e Jugut të ndjekur nga më shumë se një duzinë shfaqjesh në Lindjen e Mesme, Azi, Australi dhe Zelandën e Re.

Pas anulimit të disa shfaqjeve në turneun e tij në Justice World në qershor, këngëtari i “What Do You Mean” zbuloi në Instagram muajin e kaluar se ai kishte probleme me anën e djathtë të fytyrës, duke përfshirë mbylljen e syve, lëvizjen e hundës ose thjesht buzëqeshjen në anën e djathtë të gojës së tij.

Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik që nga njoftimi se u diagnostikua me sindromën ‘Ramsay Hunt’
Lexo po ashtu Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik që nga njoftimi se u diagnostikua me sindromën ‘Ramsay Hunt’

I njëjti pranoi se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt dhe do të merrte pak kohë për të vlerësuar nevojat e tij mjekësore.

Justin Bieber (Foto: Johnny Nune)

Sipas klinikës Mayo, sindroma Ramsay Hunt “shfaqet kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë njërit prej veshëve tuaj”.

Mund të çojë në paralizë të fytyrës dhe humbje dëgjimi në veshin e prekur dhe shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve.

“Për ata që janë të frustruar nga anulimet e mia të shfaqjeve të radhës, unë jam thjesht fizikisht, padyshim, i paaftë për t’i bërë ato”, tha ai në një video të shpërndarë menjëherë pasi u zbulua diagnoza. “Kjo është shumë serioze siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu, por padyshim që trupi im po më thotë se duhet të pushoj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori