LAJMI I FUNDIT:

Justin Baldoni ‘i shkatërruar financiarisht’ nga beteja ligjore me Blake Lively

Justin Baldoni ‘i shkatërruar financiarisht’ nga beteja ligjore me Blake Lively

Justin Baldoni po përballet me pasoja të rënda financiare dhe emocionale nga konflikti i tij ligjor me Blake Lively, bashkëprotagonisten e tij në filmin “It Ends with Us”.

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, deklaroi gjatë një seance gjyqësore në Manhattan se klienti i tij dhe partnerët e tij në ‘Wayfarer Studios’ kanë humbur miliona dollarë dhe janë “të shkatërruar financiarisht”.

Ai theksoi se Baldoni ka humbur tre projekte të mëdha, përfshirë një adaptim të filmit ‘Pac-Man’, si pasojë e akuzave të ngritura kundër tij, shkruan DailyMail.


Gjithçka nisi më 20 dhjetor, kur Lively paraqiti një ankesë për ngacmim seksual dhe hakmarrje në xhirime.

Në përgjigje, Baldoni ngriti një padi për shpifje prej 250 milionë dollarësh kundër New York Times, duke i akuzuar për mbulim të njëanshëm.

Më 16 janar, ai paraqiti një padi të dytë prej 400 milionë dollarësh kundër Lively, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes së tyre Leslie Sloan, duke i akuzuar për shpifje dhe zhvatje civile.

Pavarësisht polemikave, “It Ends with Us” arriti të gjenerojë 351 milionë dollar (339 milionë euro) nga një buxhet prej vetëm 25 milionësh.

Ndërkohë, Baldoni është parë duke pushuar me familjen e tij në Maui, ndërsa Lively është përballur me kritika për sjelljen e saj ndaj gazetarëve dhe promovimin e markave të saj gjatë promovimit të filmit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori