LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp thyen heshtjen dhe tregon prapaskenat se si dështoi t’i transferonte dyshen Caicedo – Lavia

Jurgen Klopp thyen heshtjen dhe tregon prapaskenat se si dështoi t’i transferonte dyshen Caicedo – Lavia

Liverpool ishte në kërkim të Moises Caicedo dhe Romeo Lavia në verë, por të dy lojtarët vendosën të bashkohen me Chelsea. The Reds ishin gati të paguanin 111 milionë euro për ekuadorianin dhe rreth 50 milionë për belgun.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shpjeguar mendimin e Liverpoolit pas strategjisë së tyre të transferimit.

“Ne ishim të interesuar për Bellingham dhe e kuptuam se nuk do të ndodhte transferimi i tij në Anfield”, tha Jurgen Klopp.


Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Liverpool – Chelsea
Lexo po ashtu Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Liverpool – Chelsea

“I gjithë tregu për mesfushorin qendror u rrit. Dy numrat 6 Henderson dhe Fabinho u larguan nga klubi ynë . Tregu u nxeh. Menduam se mund të transferonim Caicedo. Ne kishim bërë tashmë Mac Allister më parë. Kështu që ne hymë, ai kishte një marrëveshje emocionale tashmë me Chelsean dhe Pochettino. Atëherë Lavia kishte arsyet e veta. Kështu që ne ishim atje”.

“Nëse një nga objektivat prej 100 milionë funtesh do të kishte funksionuar, nuk ka asnjë shans për të bërë një tjetër. Pra, ajo derë ishte e hapur. Kështu shkoi. Kjo është ajo që dua të them kur thashë se jemi kaq me fat. Gjithçka në skenarin ‘nëse jo’ funksionoi”, shpjegoi Jurgen Klopp.

Klopp ka blerë vilën prej 4 milionë eurove, një fqinj i tij zbulon se ku do të shkoj gjermani
Lexo po ashtu Klopp ka blerë vilën prej 4 milionë eurove, një fqinj i tij zbulon se ku do të shkoj gjermani

Në fillim të këtij sezoni, Klopp bëri shaka se ishte ‘me fat’ që as Caicedo dhe as Lavia nuk iu bashkuan Liverpoolit, pasi Reds përfunduan nënshkrimin e Wataru Endo. Japonezi ka dëshmuar të jetë një zbulim në Anfield.

The Reds përballen me Chelsean sonte në kuadër të Ligës Premier, ku për londinezët pritet të jetë startues Moises Caicedo, derisa Romeo Lavia vazhdon të jetë i lënduar. /Telegrafi/