Nga: Kastriot Dervishi
Pasi u kthye nga Jugosllavia më 2 korrik 1946, Enver Hoxha ishte tejet i emocionuar dhe mallëngjyer. Në aeroportin e Tiranës mbajti këtë fjalim besnikërie ndaj “vëllezërve jugosllavë:
“Dita e prekjes sonë të madhe me mareshalin Tito, udhëheqësin e madh të popujve heroikë të Jugosllavisë dhe njëkohësisht miku ynë shumë i madh dhe besnik, do të mbetet e paharruar dhe njëkohësisht një ditë e shënuar në historinë e popullit tonë. Pjekja e jonë është simbol i vëllazërimit të madh dhe i miqësisë sonë të ngushtë dhe të sinqertë, është realizimi i ëndrrave të djemve tanë që derdhën gjakun për lirinë e atdheut tonë për një jetë më të lumtur për popullin dhe për të krijuar një vëllazërim dhe një miqësi sa më të ngushtë me popujt e Jugosllavisë.
Kudo ku kaluam në Jugosllavinë deri në fshatrat më të largëta të Sllovenisë, ne ndenjëm dhe pamë me sytë tona se sa i madh ishte entuziazmi, sa e thellë ishte dashuria për popullin tonë. Kemi parë me sytë tona të qanin luftëtarë, të prekeshin thellë njerëz politikë të shquar kur flisnin për popullin tonë, për sakrificat tona, për luftën e përbashkët, për djemtë e popujve tanë që dhanë jetën së bashku në beteja të përbashkëta kundër fashizmit. Ne na rezervuan nga udhëheqja e Jugosllavisë së re, nga mareshali Tito, një pritje aq e dashur sa nuk mund të shprehet me fjalë.
Ne popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita-ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së independencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë. Pjekja jonë vëllazërore dhe e përzemërt me udhëheqësit e shquar të Jugosllavisë dha natyrisht dhe rezultatet e mëdha që prisnin me padurim populli ynë dhe popujt e Jugosllavisë, çelikosjen për jetë të vëllazërimit dhe miqësisë që ekziston në mes popujve tanë, miqësi që s’do ketë fuqi në botë ta thyejë. Ne e shohim sot të ardhmen tonë me siguri, se kemi miq të fortë e të sinqertë, të cilët na duan me gjithë shpirt dhe me të cilët jemi solidarë deri në vdekje. Prandaj të vëmë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë.
Të rrojë sa malet vëllazërimi dhe miqësia e madhe në mes popullit shqiptar dhe popujve vëllezër të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë! Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë dhe mareshali Tito. Rroftë populli shqiptar!”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

A janë të gjitha pikturat politike?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë

Gjenocidi grek i vitit 1945, mbi popullsinë e Çamërisë
Detektivi i njohur i Agatha Christie: Pse belgu Hercule Poirot kishte nënshtetësi angleze?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës