A ju ndihmon ngrënia e drithërave para gjumit që të flini më mirë

Derisa drithërat më së shpeshti konsiderohen si ushqim për mëngjes, disa rekomandojnë t’i hani para gjumit. Megjithatë, duke pasur parasysh se zakonisht përmbajnë sheqer të shtuar, ekspertët besojnë se është më mirë të mos i konsumoni dy deri në tre orë para gjumit.
Edhe pse drithërat më së shpeshti emërtohen si ushqim për mëngjes, disa prodhues i reklamojnë ato edhe si ushqime të përshtatshme për vaktin e mbrëmjes. Megjithatë, sa mund ta ndihmojë në fakt trupin tuaj që të flejë?
Rituali i të ngrënit para se të shkoni në shtrat është karakterizuar prej kohësh si negativ. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e një vakti të madh shumë afër kohës së gjumit mund ta dëmtojë gjumin.
Sheqernat e rafinuar mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak, duke shkaktuar një rritje të energjisë dhe duke i mbajtur njerëzit zgjuar për më gjatë.

Edhe pse disa drithëra mund të vijnë me përbërës qetësues, ato shpesh përmbajnë sheqer të shtuar që mund ta prishë ciklin tuaj të gjumit.
“Për shkak se sheqeri mund të veprojë si një inflamacion që çrregullon gjumin, është më mirë ta shmangni atë sa më shumë që të jetë e mundur para gjumit. Si rregull i përgjithshëm, unë kam rekomanduar që dikush të mos hajë sheqer dy deri në tre orë para gjumit për të lejuar tretjen e duhur”, ka sqaruar neurologu Brandon R. Peters për Livestrong.com.

Një ëmbëlsirë e kohëpaskohshme para gjumit mund të mos ju dëmtojë, por në përgjithësi nuk rekomandohet konsumimi.
Ata që kërkojnë ta përmirësojnë gjumin përmes ushqimit mund të provojnë fruta të tilla, si banane, qershi, domate, arra ose tërshërë, të cilat të gjitha përmbajnë melatonin, një hormon që prodhohet natyrshëm në organizëm dhe e rregullon gjumin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët