Me siguri ju ka ndodhur kur jeni ftohur të ndiheni sikur ju është bllokuar e gjithë koka, më saktësisht veshët

Është shumë e mundur që kjo të ndodhë për shkak të një infeksioni të sinusit dhe kollës, kur ndodh edhe akumulim të lëngjeve në veshë.


Ekspertja e akupresurës, Eileen Li, zbulon dy metoda që do t'ju ndihmojnë të largoni atë lëng, transmeton Telegrafi.

@anew.acu

Recovering from an ear infection or cold? Got clogged ears? Drain them out with these two tricks! #cloggedear #blockedear #sinusinfection #coldremedies #earinfection #sinusitis #wellnesstips #fypシ

Së pari, ju duhet të gjeni një lug të vogël përpara veshit dhe ta shtypni atë lart e poshtë, rreth 36 herë.

Truku i dytë bazohet në të parën, sepse tani që kemi filluar gjërat, është gjithashtu e nevojshme që ai lëng të largohet.

Me të dyja duart, në qafë dhe afër fundit të llapës së veshit, filloni të tërhiqni poshtë, gjithashtu 36 herë. Nëse veshi tjetër është i bllokuar, zbatoni të njëjtat procedura edhe për të.

Bëjeni këtë tri herë në ditë dhe do të ndjeni lehtësim. /Telegrafi/