Simptomat e kancerit të vezoreve mund të jenë shumë të papritura, dhe ato kanë të bëjnë me ndjenjën e ngopjes

Simptomat e kancerit të vezoreve nuk duhet patjetër të lidhen me dhimbjen, por edhe me problemet që nuk do t'i konsideronit si një sëmundje serioze në shfaqjen e parë të këtyre simptomave, transmeton Telegrafi.


Kanceri i vezoreve është kanceri i dhjetë më i zakonshëm te gratë, i pesti në vdekshmërinë nga të gjithë kanceret që prekin gratë dhe i pari në vdekshmërinë nga të gjitha kanceret gjinekologjike.

Ndër simptomat janë dy që nuk do t'i konsideronit sëmundje të sistemit riprodhues dhe mund t'i ngatërroni me problemet e tretjes.

Ndjenja e ngopjes është intensifikuar në kancerin e vezoreve, që do të thotë se hani më pak, dhe tashmë keni përshtypjen se jeni ngopur.

Stomach bloating Ovarian cancer signs 1428999

Fryrja ose gazrat mund të jenë gjithashtu një shenjë se diçka nuk është në rregull.

Ndjenjat e shqetësimit ose dhimbjes në bark, si dhe dhimbjet e shpinës që nuk largohen kurrë, janë gjithashtu një sinjal për të shkuar te mjeku dhe për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore.

Ënjtja e stomakut, ose largimet e shpeshta "urgjente" për të zbrazur fshikëzën, mund të jenë një nga simptomat e kancerit të vezoreve.

/Telegrafi/